Categories: LajmeRajoni

50 qytetarë kosovarë pa viza drejt Vjenës, Kurti: Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi

Kosova ka hapur një kapitull të ri që nga sot (e hënë), pasi qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza në vendet e zonës Shengen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, me këtë rast kanë uruar qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave.

Kryeministri Kurti, në një prononcim për mediat, tha se ky mëngjes nuk ka pasur si të nis më mbarë, se sa me zgjerimin dhe të drejtën e mundësive për qytetarët për të lëvizur pa viza.

“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende. Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti.

Kurse zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se të gjithë e dinë se sa shumë është pritur para ambasadave dhe sa para janë shpenzuar për viza.

“Sa kohë është humbur edhe në mërgatë duke siguruar ftesa. E dini se sa para janë shpenzuar për dokumente dhe procedura. E dini se sa jo dinjitoze kanë qenë pritjet në rrugë, në shi në borë dhe në diell. Ato kanë marrë fund me ditën e sotme”, tha Gërvalla duke shtuar se studentët dhe të rinjtë kanë mundësin jo vetëm për eksplorimin dhe mundësin të reja për studime, por edhe shijojnë natyrën artin kulturën dhe të tjerat.

Ajo falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmua në procesin e liberalizimit të vizave.

Ky është grupi i parë i qytetarëve që udhëtojnë pa viza për fituesit e kuizit të Bashkimit Evropian, që është organizuar në kuadër fushatës informuese të Qeverisë së Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

6 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

6 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

6 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

8 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

8 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

9 hours ago

This website uses cookies.