50 studentë në garën 52-orëshe të programimit IdentiTek, Balla: Përdorim aftësitë për të zgjidhur sfidat teknologjike

Për tre ditë me radhë, rreth 50 studentë të ndarë në grupe janë bërë pjesë e garës Hackathon, organizuar nga IdentiTek, kompania që prodhon dokumentet biometrike në Shqipëri.

Programues e profesionistë të rinj të teknologjisë punojnë së bashku për një periudhë kohore për të krijuar produkte inovative ose zgjidhje teknologjike nën tematika të caktuara. Më të talentuarve do t’u oftohet një kontratë pune tek IdentiTek. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi nga afër sot garën.

Mbi 50 të rinj super të talentuar konkurrojnë mes njëri-tjetrit në fushën e kodifikimit dhe inovacionit, duke punuar në ekip dhe duke përdorur aftësitë e tyre për të zgjidhur sfidat teknologjike dhe lehtësimit të shërbimeve për qytetarët dhe biznesin. Ndjehem i frymëzuar nga garuesit e Hackathonit të parë, organizuar nga IdentiTek“, nënvizoi Balla.

Ministri theksoi se objektivi është që Shqipëria 2030 të kthehet në vendin e parë në rajon për sektorët e energjisë, turizmit dhe inovacionit. Modernizimi i shërbimeve dhe konsolidimi i infrastrukturës digjitale përbën një instrument të pazëvendësueshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur në mënyrë të shpejtë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.