50 vite meshtar – Imzot Massafra: “Viti ‘97, më i vështiri”
Katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër përjetoi një mbrëmje të veçantë nën tingujt e organos, instrumentit të privilegjuar që shoqëron këngët liturgjike.
Koncerti erdhi në kuadër të 50-vjetorit të shugurimit meshtarak të Imzot Angelo Massafra-s. Të pranishëm ishin autoritete civile dhe fetare.
Të shumta janë momentet që kanë shënjuar jetën gjysmëshekullore si meshtar, por Arqipeshkëvi veçon vitin ‘97 si njërin prej tyre.
Arqipeshkëvi i ardhshëm i Dioqezës, Imzot Giovanni Peragine falenderoi Massafra-n për vitet e misionit të tij.
Mjeshtri Gian Vito Tannoia, një muzikant me formim të gjerë ishte ai që inauguroi zyrtarisht organon elektronike që do të jetë në funksion për shërbesat liturgjike në këtë katedrale. Ai dhuroi për minuta të tëra tinguj të veçantë muzikorë për të pranishmit.