Lajme

50 vite meshtar – Imzot Massafra: “Viti ‘97, më i vështiri”

Katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër  përjetoi një mbrëmje të veçantë nën tingujt e organos, instrumentit të privilegjuar që shoqëron këngët liturgjike.

Koncerti erdhi në kuadër të 50-vjetorit të shugurimit meshtarak të Imzot Angelo Massafra-s. Të pranishëm ishin autoritete civile dhe fetare.

Të shumta janë momentet që kanë shënjuar jetën gjysmëshekullore si meshtar,  por Arqipeshkëvi veçon vitin ‘97 si njërin prej tyre.

Arqipeshkëvi i ardhshëm i Dioqezës, Imzot Giovanni Peragine falenderoi Massafra-n për vitet e misionit të tij.

Mjeshtri Gian Vito Tannoia, një muzikant me formim të gjerë ishte ai që inauguroi zyrtarisht organon elektronike që do të jetë në funksion për shërbesat liturgjike në këtë katedrale. Ai dhuroi për minuta të tëra tinguj të veçantë muzikorë për të pranishmit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

8 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

8 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

8 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

8 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

9 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

9 hours ago

This website uses cookies.