Gjedhët dhe bagëtitë e imta në Lezhë i janë nënshtruar procesit të vaksinimit kundër brucelozës
Pamundësia për të kontrolluar lëvizjen e kafshëve ka sjellë nevojën për vaksinim. Prej disa ditësh Shërbimi Veterinar e ka nisur procesin konform një protokolli të përcaktuar. Veterinerët rekomandojnë mbi nevojën e kryerjes së kësaj vaksine pasi në rast të kundërt sëmundja mund të përhapet dhe prek edhe njeriun përmes konsumimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
“Është vaksinim që është protokoll që vjen nga shteti. Ato vaksinohen në mënyrë intrakonjuktivale, pra është vaksinë që hidhen disa pika në sy., Rrit imunitetin e tufës dhe është vaksinë që shmang efektet anësore”, deklaroi mjeku veterinar Giosue Fiori.
Vaksinimi kundër sëmundjes së brucelozës bëhet çdo vit dhe blegtoret thonë se vaksinimi është domosdoshmëri për të mbrojtur bagëtitë e tyre.
“Sot kanë vazhduar veterinerët vaksinimin. është e domosdoshme kjo lloj vaksine, për dështimin dhe shumë gjera të tjera”, u shpreh blegtori Ervin Pjetri.
Në Qarkun e Lezhës numërohen rreth 53 mijë krerë të imta qe po i nënshtrohen këtij vaksinimi dhe prej 3 vitesh nuk ka asnjë rast të shfaqjes së sëmundjes, duke krijuar një klime sigurie edhe për konsumatorët.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.