Gjatë vitit 2023, 530 mijë qytetarë kanë vizituar Kullat e Jasharajve. Këtë e ka bërë të ditur drejtori Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM), Imer Hakaj.
“Të dhënat sipas kolegëve tonë ciceron, deri më tani janë rreth 530.000.00 (pesëqindetridhejtëmijë) vizitorë”.
Hakaj është shprehur i kënaqur me rëndësinë që u jepet monumenteve dhe komplekseve memorialë.
“Po, jemi të kënaqur sepse edhe tani ne kemi angazhim të vazhdueshëm institucional dhe në çdo mundësi që kemi para vetes, obligohemi t’i përmbahemi saktë qëllimit tonë institucional, për të ruajtur vlerat dhe për të memorizuar luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare, sakrificës së popullit tonë si dhe të gjithë atyre që ranë për liri”, thotë Hakaj për median kosovare.
Hakaj nga AMMKM thotë se Kompleksi Memorial”Adem Jashari” mbulon vetëm mirëmbajtën e jo trajtim tjetër.
“Si AMMKM lidhur me Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ju njoftojmë se mbulojmë shërbimin e mirëmbajtjes që nga viti 2014 dhe se trajtimi i mëtejmë i këtij Kompleksi, është në kuadër të Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Prekaz – Skenderaj”, ka thënë Hakaj.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.