55- vjeçarja në varfëri ekstreme / Gruaja jeton vetëm me një ndihmë ekonomike
Kjo është Aishe Fikaj, 55 vjeçarja nga fshati Golem në bashkinë Shkodër jeton vetëm me një ndihmë ekonomike.
Aishja kujdeset e vetme për djalin e saj 14 vjeçar, pasi bashkëshorti i ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë disa vite me parë. Ndërsa edhe vetë ajo vuan nga problemet me shëndetin
Aishja thotë se e ka të vështirë të përballojë jetesën, ndërsa me vdekjen e të shoqit edhe shtëpia ka nisur të amortizohet dhe të bëhet e pabanueshme
Në ditët e ftohta të dimrit jeta për këtë familje bëhet akoma më e vështirë, ndërsa e vetmja mundësi për t’u ngrohur është kjo furnelë
Aishja bën apel për ndihmë si nga institucionet, por edhe nga shoqatat, pasi e vetme dhe me ndihmë ekonomike e ka të pamundur jetesën.