55 vjetori i vdekjes së Prenkë Jakovës, Gjyrezi: Duhet një bust për kolosin e operës “Mrika”
Më 16 shtator 1969, kompozitori Prenkë Jakova i dha fund jetës në mënyrë tragjike. Sot, në 55 vjetorin e vdekjes së tij, muzikanti dhe njeherësh studiuesi i muzikologjisë, Qamil Gjyrezi, kërkon nga institucionet që Jakova të ketë një bust në qytetin ku i dha aq shumë vepra pas.
Gjyrezi ka disa propozime rreth figurës së Prenkë Jakovës
Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit. Këtu ai bëri shkollën e parë të artit.
Vepra “Mrika” ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Opera e dytë e Prenk Jakovës, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit.
Prenk Jakova ishte një artist i madh, që megjithë tragjedinë, dhe dhembjen që kishte, arriti të mbijetonte dhe të shkruante duke iu imponuar regjimit monist me forcën e gjenisë së tij.