6 filma shqiptarë të restauruar shfaqen në “Javën e Filmit Shqip”, në Manastir

Për herë të parë organizohet në Manastir, të Maqedonisë së Veriut,  “Java e Filmit Shqip”.

Kjo javë u çel me premierën e filmit “Mësonjtorja” të regjisorit Muharrem Fejzo, film tashmë i restauruar. I gjithë programi i “Javës së Filmit Shqip” përfshin gjithsej 6 filma shqiptarë të restauruar.

Në Kino Manaki të Manastirit ka qenë e pranishme edhe aktorja Roza Anagnosti e cila ka sjellë me rolin e Dafinës personifikimin e patriotes Sevasti Qirjazi, e para grua shqiptare me arsim të lartë, e shkolluar në Manastir dhe Kostandinopojë që hapi të parën shkollë shqipe për vajza në Korçën e vitit 1891 dhe punoi për edukimin dhe ndikimin e grave e vajzave në shoqërinë shqiptare.

Filmi u transmetua me titra në gjuhën maqedonase.

Sot është dita e shfaqjes së filmit “Beni ecën vetë”, prodhim i vitit 1975, me regji të Xhanfise Kekos. Të tjerë filma që do të shfaqen deri në përfundim të këtij eventi, më 25 nëntor, do të jenë: “Përrallë nga e kaluara” (Dhimitër Anagnosti, prodhuar në 1989),  “Zonja nga qyteti” (Piro Milkani, prodhuar në 1976), “Gjeneral Gramafoni” (Viktor Gjika, prodhuar në 1978), dhe  “Shoku ynë Tili” (Fehmi Hoshafi, prodhuar në 1981).

1 nga 8

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

13 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

13 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

13 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

13 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

13 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

14 hours ago

This website uses cookies.