6 Maji, Dita e Luleve, ekspozita, lule, paradë fëmijësh, koncert ishin disa nga aktivitetet e kësaj dite
Festa tradicionale e luleve i dha qytetit ngjyra dhe gjallëri duke e zbukuruar edhe më shumë atë. 6 Maji i këtij viti erdhi nën slloganin “Lule je, lule frymon” dhe aktivitetet e kësaj dite nisën me ekspozitën e luleve në hollin e Bashkisë Shkodër nga artistja e penelit Greta Tahiraga.
Fëmijët me performancat e tyre artistike ishin “qershia mbi tortë” e kësaj dite festive. Panairi i luleve dhe artizanatit zbukuroi mjedisin përreth.
Dita e Luleve do të vijojë me aktivitete deri në orët e vona të mbrëmjes.