Lajme

6 pengjet e rrëmbyer në Izrael gjenden të vdekur në Gaza

zraeli ka njoftuar se forcat e tij ushtarake kanë gjetur trupat e pajetë të 6 pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën (31 gusht) në një tunel nëntokësor në zonën Rafah.

Pengjet u identifikuan si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino, ndërsa IDF tha se ata ishin “vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se të arrinim t’i shpëtonim”.

Në deklaratën e saj të dielën në mëngjes, IDF tha se trupat ishin rikthyer në territorin izraelit.

“Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor 2023 dhe u vranë nga organizata terroriste Hamas në Rripin e Gazës. Familjet e tyre tashmë janë njoftuar”, tha IDF

Mes pengjeve të vrarë ishte edhe një shtetas amerikan, për të cilin reagoi edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili tha se ishte “i shkatërruar dhe i zemëruar” nga lajmi.

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit të paprecedentë në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Më shumë se 40,530 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të Hamasit. Ndërmjetësuesit e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje armëpushimi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

14 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

14 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

14 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

14 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

14 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

14 hours ago

This website uses cookies.