Gjashtë shtete të ish-Jugosllavisë kanë rënë dakord të rinovojnë barakat e kampit nazist të Aushvic-Birkenaut, ku gjatë Luftës II Botërore u dërguan gati 20 mijë jugosllavë.
UNESCO njoftoi të enjten se pas 14 vitesh negociata Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Sllovenia arritën marrëveshjen.
Pjesë e rinovimit do të jetë Blloku 17, në të cilin do të instalohet një ekspozitë e përhershme mbi holokaustin në ish-Jugosllavi, ku rreth 66 mijë nga 80 mijë hebrenj gjetën vdekjen.
Bisedimet mes shteteve ish-jugosllave nisën në vitin 2010, por shpeshherë u devijuan “nga ndryshimet në qeveri dhe tensionet e momentit” ndërmjet tyre, tha një diplomat i agjencisë së OKB-së për kulturën.
“Bashkëpunimi për bllokun 17 nuk është vetëm për çështje materiale, por edhe një detyrim moral për ata, fatet e të cilëve u përcaktuan brenda atyre mureve. Viktimat jugosllave në kampet e vdekjes meritojnë të flitet për ta, për memoriet dhe fatet tragjike, që kurrë nuk janë harruar,” tha ministrja malaziase e Kulturës, Tamara Vujoviq (o. Vujovic) nga selia e UNESCO-s në Paris.
Të shtunën shënohet 79-vjetori i Çlirimit të Aushvicit, kampi që Gjermania naziste ndërtoi pas pushtimit të Polonisë. Në kampin te qyteti i Ozviecimit humbën jetën një milion hebrenj europianë në vitet 1940–45, bashkë me rreth 80 mijë polakë, 25 mijë romë dhe 20 mijë ushtarë sovjetë. /TTI https://www.timesofisrael.com/six-former-yugoslavia-nations-to-renovate-barracks-at-auschwitz/
Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ që ka…
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një takim të shtunën (18 janar) me Presidentin e…
Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të…
Dajçi në Bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë e cila e ka shumë të…
Sofo dhe Dhurata, bashkëshortët të cilët administrojnë një agroturizëm në Tragjas të vjetër të Vlorës…
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
This website uses cookies.