Categories: LajmeEkonomi

6 shtyllat e “Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike”, Ministria e Financave nxjerr për konsultim publik dokumentin, program reformash të kërkuara edhe nga BE

Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik “Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike”, që parashikon një program reformash e nismash të rëndësishme, të dakordësuara edhe me Bashkimin Evropian, të projektuara për t’u implementuar deri në vitin 2030, si pjesë e progresit dhe negociatave të vendit për anëtarësim në BE. Masat e parashikuara në dokument janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore.

Shtylla 1: Programimi Makroekonomik dhe Monitorimi i Riskut. Disa nga objektivat për këtë shtyllë kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për zhvillimin dhe monitorimin e një politike të shëndoshë fiskale, realizimi i parashikimeve të avancuara makroekonomike dhe ndërmarrja e praktikave solide të menaxhimit të riskut fiskal, si dhe krijimi i Këshillit Fiskal.

Shtylla 2: Planifikimi i integruar strategjik dhe buxhetor, monitorimi dhe raportimi transparent. Disa nga objektivat e synuara në këtë shtyllë kanë të bëjnë me përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe praktikave të planifikimit strategjik të integruar dhe planifikimin buxhetor afatmesëm në të gjitha nivelet e qeverisjes, sigurimi i monitorimit dhe raportimit transparent dhe rritja e pjesëmarrjes së publikut në proceset buxhetore, si edhe forcimi i mëtejshëm i monitorimit të zbatimit të buxhetit.

Shtylla 3: Menaxhimi dhe mobilizimi i të ardhurave. Disa nga objektivat në këtë shtyllë synojnë rritjen e mobilizimit të të ardhurave përmes zhvillimit dhe zbatimit të politikave të avancuara tatimore, përmirësimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit të taksave, si edhe modernizimi i sistemeve të menaxhimit të risk të administratës doganore, në përputhje edhe me kërkesat e BE-së, si edhe përditësimi e zbatimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, përmes rritjes së mirëadministrimit, shmangies së evazionit dhe luftës ndaj informalitetit.

Shtylla 4: Kontabiliteti dhe Menaxhimi i Zbatimit të Buxhetit. Në këtë shtyllë, reformat që synohet të ndërmerren synojnë forcimin e praktikave të menaxhimit të zbatimit të buxhetit, duke përfshirë përmirësimin dhe rritjen e përdorimit të Sistemit Informativ Financiar Qeveritar (SIFQ), zbatimin e reformave të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik, forcimi i raportimit të praktikave të menaxhimit të borxhit, si edhe përmirësimi i mëtejshëm i pajtueshmërisë në procedurat e prokurorimit publik.

Shtylla 5: Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik. Disa nga nismat në këtë shtyllë synojnë të përmirësojnë më tej sistemet për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e pranuara nga BE-ja për menaxhim financiar, rritja e mëtejshme e profesionalizmit në praktikat e auditimit të brendshëm, forcimi i praktikave të Menaxhimit të riskut, si edhe forcimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit financiar për të absorbuar sa më mirë mbështetjen financiare të BE-së.

Shtylla 6: Mbikëqyrja e Jashtme. Disa nga objektivat e synuara kanë të bëjnë me rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjen e institucioneve të tjera në drejtim të menaxhimit të financave publike, duke përfshirë këtu Kontrollin e Lartë të Shtetit, si edhe Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, e hedhur për konsultim nga Ministria e Financave, synon të mbështesë një ekonomi më të zhvilluar dhe shërbime më të mira për qytetarët, të rrisë përgjegjshmërinë, transparencën, eficiencën dhe disiplinën fiskale në planifikimin dhe shpenzimin e fondeve publike, si edhe të adresojë një sërë sfidash në rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Gjithashtu, Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike është një nga parakushtet e BE-së për përthithjen e fondeve evropiane nën instrumentin e mbështetjes buxhetore sektoriale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

6 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

6 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

6 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

6 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

8 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

8 hours ago

This website uses cookies.