Categories: LifestyleFLASH

6 tendencat e rrobave të banjës që duhet t’i keni patjetër këtë verë

Është koha për të mos menduar gjatë. Muaji i parë i verës po mbyllet dhe nëse ende nuk keni nisur të mendoni se ku do t’i kaloni pushimet, atëherë nxitoni! Po rrobat e banjës?Ende nuk i keni gjetur as ato? Kategoria e veshjeve të plazhit është një prej më të lakmuarave në këtë periudhë të vitit, ndaj edhe tendencat e propozuara nga personazhet e njohur të rrjeteve sociale janë po aq të larmishme.

Këtë vit, bikinit janë propozuar me shkëlqim, printe kafshësh, por edhe shumë lule. Po ashtu, janë rikthyer edhe rrobat e banjës me grep, të cilat janë mjaft të përshtatshme për aventurat bregdetare deri në darkë

Edhe dizajnet me prirje minimaliste janë ndër stilet më të preferuara. “Saint Laurent” kryeson trendin me veshjet minimaliste, pa rripa, që provojnë një qasje më shumë ndaj rrobave të banjës.

Pavarësisht nëse jeni duke bërë një udhëtim në plazh apo edhe një ditë të pishinë, këto janë modelet e momentit për të blerë tani.

1. Rrobat e banjës me thurje

Nga qëndisjet luksoze deri te thurjet me grep, këto tekstura kanë sjellë një përditësim modern në çdo një veshje bikini.

Truporet

Ato që njihen si trupore janë rikthyer çdo vit e më shumë, madje këtë vit edhe pa rripa. Provoni siluetat të ndryshme me printe të përshtatshme për të gjithë sezonin.

Kopsht me lule

Lule, për verën? Po, vërtet. Bëhuni kreativë dhe kërkoni stilet e luleve 3-D dhe printimet abstrakte të buqetave të jashtëzakonshme në rrobat tuaja.

Rrobat e banjës me zbukurime elegante

Qoftë në formën e rruazave, medalioneve metalike, teminat apo edhe shiritat e ndryshëm, rrobat e banjës që përmbajnë elementë zbukurimi po kthehen gjithmonë e më shumë në modë. Rrobat e banjës të vitit 2024 kanë detaje të jashtëzakonshme që bëjnë këdo të kthejë kokën sapo të kaloni ju.

Printe kafshësh të egra

Printet e zebrave dhe leopardit po shihen gjithandej. Mbajeni zebrën klasike bardhë e zi ose, pse jo, edhe me një version të kuq, i cili tashmë ka vulën e Kendall Jenner.

Minimaliste

Kush thotë se minimalizmi është i mërzitshëm? Ky trend me kontrast të fortë dëshmon se “less-is-more” (më pak është më shumë) dhe ky stil mund të jetë po aq mahnitës sa çdo motiv tjetër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

7 hours ago

Program i ri punësimi në Shkodër – Zmijani: Synohet  trajnimi dhe punësimi i punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit

Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…

7 hours ago

“Ëndërr e kthyer ne realitet” – Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Komanit, flasin banorët e zonës

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…

7 hours ago

Tregu i bimëve medicinale – Brahaj: Ka patur vështirësi në gjetjen e tregut

Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…

7 hours ago

Klinika e fizioterapisë – Mjekaj: U vjen në ndihmë studentëve për praktikat profesionale

Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë.  Pedagogu i degës…

7 hours ago

Shembuj që frymëzojnë  – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje  vendosi t’i rrëfejë më…

7 hours ago

This website uses cookies.