608 mijë turistë në 7 muaj/Macaj: Parku Kombëtar i Alpeve mban vendin e parë
Pjesa e alpeve këtë vit ka shfaqur një interes në rritje të turistëve të cilët duan të shijojnë turizmin e natyrës. Qarku i Shkodrës mban vendin e parë sa i takon numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura me 608 mijë turistë. Sipas specialistit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Tonin Macaj vendin e parë e zë Parku Kombëtar i Alpeve.Ndërsa sa i takon monumenteve të natyrës më të frekuentuara mbeten lumi i Shalës, Syri i Kaltër ne Theth dhe vaskat e gurit në Ndërlysaj. Jo vetëm për turizmin bregdetar, vizitorët shfaqin interes edhe për turizmin e natyrës, i cili po njeh rritje çdo vit e më shumë, dhe këtë e tregojnë shifrat.