619-vjetori i lindjes së heroit kombëtar, në “Marin Barleti” u prezantua libri i autorit Hysen Dizdari për figurën historike

Në 619-vjetorin e lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” në Shkodër u bë promovimi i librit bibliografi bazuar në veprat e autorëve shqiptarë rreth figurës historike.

Autori Hysen Dizdari e ka ndarë në tre periudha bibliografinë e heroit, një përmbledhje e bazuar në 500 vepra të shkruara.

Figura e Skënderbeut vjen e trajtuar në disa dimensione për shkak të rëndësisë që kishte ai si strateg.

Hysen Dizdari është një studiues i njohur i historisë, koleksionist dhe autor i pesë librave të filatelisë shqiptare. Ka mbi 30 vjet eksperiencë në koleksionimin e pullës postare shqiptare dhe të disa shteteve të tjera. Studimet e tij në fushën e filatelisë i ka gërshetuar ngushtë me njohjen dhe studimin e shkencave të historisë  të arkeologjisë dhe biologjisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.