63-vjeçari, i pajetë në anë të rrugës, policia njofton se ka arrestuar 2 shtetas pasi goditën dy të moshuar

Dy shtetas  janë arrestuar nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë një 62-vjeçar, i cili si pasojë po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 40-vjeçar.

Sakaq, nisi procedimi penal për një 50- vjeçar, banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një të moshuar, njofton policia.

 Ndërkohë, policia njofton gjithashtu se rreth orës 08:45, në Velipojë, automjeti që drejtohej nga një 27 – vjeçar, ka përplasur një të moshuar i cili po lëvizte me bicikletë. Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

 Në një tjetër njoftim për shtyp policia thotë se në orët e para të mëngjesit, është transportuar në spital një 24 -vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh, në banesë, në fshatin Dragoç. E reja po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e rastit.Ndërkohë një 63-vjeçar, banues në fshatin Golem është gjetur i pajetë në anë të rrugës së fshatit ku jetonte mbrëmjen e së dielës. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se ai ka pësuar një arrest kardiak, që ka çuar në humbjen e jetës së tij, njofton policia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.