65 vite opera “Mrika”/Drama muzikore u vu me sukses nga trupa e Shkodrës me 1 dhjetor 1958

opera mrika
Ishte data 1 dhjetor 1958 kur në Teatrin “Migjeni” do të vihej në skenë opera e parë shqiptare “Mrika”. Janë bërë 65 vite që ajo qëndron dhe tingëllon gjithandej. Me të, muzika skenike shqiptare hodhi hapa të rëndësishëm në rrugën e saj të re.

Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin Prenkë Jakova por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtarët, korin, valltarët dhe orkestrën. Ngjarjet e operës “Mrika” zhvillohen në vitet e 50-ta dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes së saj.Motivi thellësisht shqiptar do t’i jepte vlera autentike operës së parë shqiptare “Mrika”.65-vjetori i operës “Mrika” do të përkujtohet edhe nga Teatri “Migjeni” ku disa nga artistët pjesëmarrës do të interpretojnë disa nga ariet e mrekullueshme të saj.