Lajme

65 vjet Radio Kukësi, Hallaci: Universitet i vogël i gazetarisë në verilindje

Më 16 tetor shënohet 65-vjetori i krijimit të Radio Kukësit dhe vetëm dy ditë më pas, më 18 tetor, shënohet edhe 5-vjetori i krijimit të Televizionit të Kukësit.

Kryeredaktori i RTSH Kukësit, Jonuz Hallaci, i ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri” deklaroi se Radio Kukësi ka pasur një sërë sfidash në rrugëtimin 65 vjeçar, por informimi i qytetarëve, ka qenë dhe mbetet përherë misioni i saj.

Hallaci theksoi se Radio Kukësi është një universitet i vogël i gazetarisë në verilindje.

Radio Kukësi është një universitet i vogël i gazetarisë në verilindje. Misioni ynë të mbajmë dëgjuesin, të thithim brezin e ri, ta shkëpusim nga rrjetet sociale.

Misioni ynë, Radio të mos shuhet, identifikuese e qytetit. Është Radio magjike”, deklaroi ai, teksa shtoi se më 16 dhe 18 tetor do të ketë festë për nderimin e figurave të cilat kanë kontribuuar dhe vijojnë të japin kontributin e tyre për Radion dhe Televizionin e Kukësit.

“Do kemi ditë vlerësimi për njerëzit që kanë kontribuar në Radio dhe Televizion. Kemi planifikuar bashkëpunime edhe me drejtorinë e përgjithshme të RTSH. më 18kemi një dirë feste ku do nderojmë ish-punonjës, do rikthehen shumë prej atyre që kanë kaluar një pjesë të bukur të jetës në Kukës dhe Radio Kukësin”, shtoi Hallaci.

Ndalur te sfidat me të cilat është hasur Radio Kukësi në nisje të rrugëtimit për informim dhe për të qenë zëri i qytetarëve, ishte mungesa e personelit dhe bombardimi më pas i stacioneve të RTSH-së në brezin kufitar nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Mungonte personeli. Në Shqipëri nuk kishte gazetarë të mirëfilltë sidomos në Kukës. Nuk kishte personelin inxhiniero-teknik.

Ata kanë bërë revolucion shkencor, kanë shpikur, antena, që vala të shkonte kudo atje. Teknikët e Radio Kukësit janë pajisur me pasaporta të tjera dhe kanë kaluar në ish-Jugosllavi për të marrë sinjalin e RTSH dhe Radio Kukësit që njerëzit në Kosovë të rroknin valën.

Kjo hakmarrje u bë në ’99 nga forcat policore dhe ushtarake serbe që kanë bombarduar stacionet e RTSH në brezin kufitar që valët e RTSH dhe Radio Kukësit të mos depërtonin. I vetmi burim që njerëzit besonin, gjenin shpresën e këputur ishte nëpërmjet Radio Kukësit.

Në 100-200 mijë të dëbuar që ndodheshin në Kukës në atë kohë, sepse 500 kanë kaluar gjithsej, unë kam shpërndarë dhe radio të vogla. Ishte bërë mjet shpëtimi, mjet shprese. Radio Kukësi është një universitet i vogël i gazetarisë në verilindje”, deklaroi Hallaci në fjalën e tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…

6 hours ago

Hoqi dorë nga “Giro d’Italia 2025”, Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…

6 hours ago

Vllaznia-Egnatia në RTSH, Tetova: I kënaqur nga merkato, jemi ndërtuar për të fituar dy trofetë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…

6 hours ago

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, njihuni me të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…

6 hours ago

Plani strategjik 2025-2030, Spiropali: Synojmë Kuvend me standardet e një vendi anëtar të BE-së

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…

6 hours ago

Vengu mbledh atashetë ushtarakë: Bashkëpunim me aleatët në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…

6 hours ago

This website uses cookies.