65 vjet Radio Kukësi, zv.drejtoresha e RTSH: Simbol i qëndresës dhe unitetit kombëtar

“Ju flet Kukësi” kjo ishte sigla zanore që startoi transmetimet e para të Radio Kukësit, e cila sot shënon 65-vjetorin e krijimit të saj.

Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Radiotelevizionit Shqiptar, Aurora Polo, tha se Radio Kukësi është kthyer në simbol të bashkimit dhe qëndresës së shqiptarëve, sidomos gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Gjatë fjalës së saj në aktivitetin e zhvilluar për 65 vjetorin e Radio Kukësit, drejtuesja e RTSH-së Polo u shpreh se kjo radio u kthye në një zë e fuqishëm në mbajtjen gjallë të unitetit kombëtar, gjuhës dhe traditave.

Duke kujtuar kohët e vështira të luftës në Kosovë, zv.drejtoresha tha se Radio Kukësit ishte “zëri i Shqipërisë” në shprehjen e solidaritetit, mbështetjes dhe dhënies së informacionit për shqiptarët ajhstë kufijve.

“65 vjet me parë radio Kukësi iu foli për herë të parë banorëve të qytetin nga një godinë e vogël duke përdorur disa autoporlantë të varur në pemë me një program 1 orë në ditë. Sot në emër të RTSH shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për këtë institucion të rëndësishëm mediatik që prej themelimit të saj ka qenë një zë e fuqishëm në mbajtjen gjallë të ndjenjave të atdhedashurisë, unitetit kombëtar, gjuhës, traditave dhe veçanërisht për shqiptarët e Kosovës.

Nga ajo ditë Radio Kukësi u bë mjeti i informimit më i dëgjuar jo vetëm në rrethinat e Shqipërisë por dhe i dashur në Kosovë  me informacionet, emisionet kulturore dhe programet e pasura për të gjithë shqiptarët kudo që dëgjohej. Në 1999 ishte ndoshta më i rëndësishmi në historinë e Radio Kukësit, pasi Kosova ishte në luftë dhe shqiptarët kishin më shumë nevojë për mbështetje morale dhe informacione dhe Radio Kukësi u bë një zë i fuqishëm dhe mjet komunikimi për të përcjellë solidaritet dhe informacion. Radio Kukësi u bë zëri i Shqipërisë që transmetonte jo vetëm lajme por dhe mbështetjen e vëllezërve të Kosovës kur ndërhyja e komunitetit ndërkombëtar ishte në kulmin e saj. Ky angazhim e bën Radio Kukësin simbol të bashkimit dhe qëndresës në ato kohë të trazuara. Qendra televizive e Kukësit funksionon prej 5 vitesh dhe mbulon me sinjal përveç rrethinave dhe një pjesë të Kosovës dhe megjithatë kushtet teknike të kufizuar mbetet një sfidë për këtë qendër ashtu si dhe simotrat në Shkodër dhe Gjirokastër, për këtë arsye vitet e fundit RTSH ka përqendruar më shumë përpjekje për të përmirësuar nivelin teknik të transmetimit të tyre. Një kontribut të veçantë në përmirësimin e këtij televizioni përveç kontributit të RTSh si përgjegjësi e saj, falënderoj dhe kontributin dhe bashkëpunimin e Qemal Minxhozit, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, që falë bashkëpunimit të tij dhe donatorëve të Kosovës është rikonstruktuar studio e re televizive me infrastrukturë bashkëkohore. Gjatë këtyre dekadave Radio Kukësi ka qenë një vatër e pasur informacioni e kulture. Sot është e qartë se roli i Radio Kukësit mbetet po aq i rëndësishëm sa ishte edhe në transmetimet e para. RTSH do vijojë të forcojë këtë trashëgimi duke kontribuar në një të ardhme më të ndritur për mediat shqiptare”, tha Polo

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.