Lajme

65-vjetori i Radio Kukësit, Majko: Qytete pa radio edhe ka, por jo radio pa qytet

“Mund të kesh një qytet pa radio, por jo radio pa qytet” – kështu u shpreh të premten deputeti Pandeli Majko me rastin e 65-vjetorit të Radio Kukësit.

Z. Majko ishte kryeministër në kohën e trazuar të fundviteve ’90, kur Kukësi u bë një nga qytetet mikpritëse të mijëra shqiptarëve të Kosovës të larguar nga vendi prej luftës.

Unë ndihem shumë i emocionuar të flas në një moment të veçantë të qytetit, sepse 65-vjetori i një radioje në një qytet si Kukësi nuk është thjesht një 65-vjetor formal i një protokolli të caktuar që kanë institucionet. Radioja është një cilësi e veçantë e një qyteti. Mund të kesh qytet pa radio, por jo radio pa qytet. Mendoj se krijimi i radios ishte domethënës për krijimin e një nukli poetësh, gazetarësh, shkrimtarësh, njerëzish që venin e vinin dhe lidhnin jo vetëm fijen e lajmit, por edhe të mendimit, inteligjencës, që nuk i ka munguar asnjëherë kësaj zone dhe kësaj radioje,” u shpreh z. Majko.

Aktivitetin e shënuar e përshëndetën disa personalitete të medies dhe diplomacisë.

Një fjalë përshëndetëse për 65-vjetorin e Radio Kukësit e mbajti edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nikolas Abot (o. Nicholas Abbott), i cili iu drejtua publikut në gjuhën shqipe.

Dua t’ju falënderoj për ftesën sot. Unë nuk kam ardhur me një fjalë të rastit sot, por dua t’ju uroj për këtë moment, për 65-vjetorin. Dua t’i uroj Radio Kukësit, por edhe RTSH, edhe 100 vjeç,” u shpreh ambasadori Abot.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Apeldoorn 2025”, Ingebrigtsen shkruan historinë, dy medalje të arta në garat e 1500m dhe 3000m

Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…

1 hour ago

Europiani U-23 i mundjes në RTSH/ Dominojnë mundësit nga Rusia me pesë medalje të arta

Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…

1 hour ago

Elseid Hysaj rikthehet nga dëmtimi pas pushimit të Kombëtareve

Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…

1 hour ago

Partia Liberale e Kanadasë zgjedh Mark Carney për të pasuar Justin Trudeau

Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…

1 hour ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…

1 hour ago

Franca ndez dritën e gjelbër, në Paris do vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…

1 hour ago

This website uses cookies.