Televizioni Shqiptar feston sot 65-vjetorin e nisjes së transmetimeve, duke shënuar një prej gurëve kilometrikë më të rëndësishëm në historinë e medias dhe jetës publike në Shqipëri.
Përgjatë dekadave, RTSH ka qenë shtëpia e programeve të rëndësishme kulturore, artistike, informuese dhe edukative, duke u kthyer në një “shkollë” për shumë brezash gazetarësh, regjisorësh, aktorësh dhe prezantuesish.
Në kuadër të përvjetorit, dy nga figurat ikonike të këtij institucioni ndanë kujtimet dhe përvojat e tyre për RTSH 24, duke vlerësuar rolin historik dhe misionin e pandërprerë të televizionit publik.
Tom Therçaj, gazetar me mbi 40 vjet përvojë në Televizionin Shqiptar, kujtoi fillimet në vitin 1982 kur transmetimet realizoheshin me film, krahasuar me teknologjinë bashkëkohore të sotme.
“Fillimet e punës time ishin në 1982 kur atëherë kemi filluar të xhirojmë me film dhe sot kemi teknologjinë bashkëkohore. Është një hark kohor që përmbledh një periudhë transformimi i transmetimit. Profesionalizmi i viteve të para në televizion ka qenë i spikatur, ka qenë një shkollë e vërtetë. Koha sjellë ndryshimin dhe përparimin, por një gjë është esenciale që profesionalizmi i gazetarëve në këtë televizion ka qenë i spikatur. Janë lëvruar të gjitha tipologjitë televizive. Janë mbi 4 dekada në këtë televizion dhe ka qenë një shkollë formimit, profesionalizmit që janë shoqëruar me momente që më kanë bërë të ndihem krenar, por edhe momente të vështira. Fakti që kjo media është publike duhet të jetë në shërbim të njerëzve për informimin, gjuhën dhe kulturën dhe nuk mund të ketë asnjë lidhje me mediat e reja që shkojnë drejt klikimeve. Televizioni publik është një aset kombëtar shumë i çmuar që duhet zhvilluar dhe ruajtur”, u shpreh Therçaj.
Ikona e Televizionit Shqiptar, Ketrin Gjoçaj e cilësoi këtë institucion si një “shkollë për shumë breza gazetarësh, prezantuesish e krijuesish”.
“Nuk ka si institucioni i Televizionit Shqiptar që ka qenë një shkollë për shumë gazetarë, prezantues, krijues, regjisorë, të cilët kanë dalë nga ky televizion. Koha ka ecur, zhvillimi teknologjik ka bërë punën e vet. Jam me fat që kanë bërë punën që kam dashur dhe ka dhënë dhe kam marrë emocione shumë të mëdha në këtë institucion”, tha ajo.
Si media publike, Televizioni Shqiptar ka luajtur një rol thelbësor në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke i qëndruar besnik vlerave të gazetarisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Me kalimin e kohës, televizionit publik i është dashur të përshtatet me zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e publikut modern, duke kaluar nga filmat bardh e zi në transmetime me standarde të larta digjitale dhe platforma multimediale.
Sot, Televizioni Shqiptar operon me një rrjet të gjerë kanalesh televizive dhe radiofonike, duke mbuluar gjithë territorin shqiptar, me një mision gjithnjë në shërbim të interesit publik.
Mikel Arteta ka shansin të bëjë atë që Ëenger nuk mundi të bënte te Arsenali.…
PSG, pas suksesit në Ligue 1, po mendon për lavdinë në Evropë dhe për rrjedhojë…
“Ne kemi sulmues të mëdhenj dhe jemi një nga skuadrat më të rrezikshme në botë”.…
Elina Duni, duket se është e përkëdhelura e kritikës, ndaj edhe përherë e më tepër,…
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos ka deklaruar se Bashkimi Evropian dëshiron të ndajë proceset…
Në intervistën e saj të hollësishme me gazetën Corriere della Sera, kryeministrja italiane Giorgia Meloni…
This website uses cookies.