Categories: LajmeHistori

66 vjet më parë niste pastrimi i Kanalit të Korfuzit nga minat

Më 8 shkurt të vitit 1958, Shqipëria dhe Greqia nënshkruan Protokollin mbi spastrimin nga minat të Kanalit të Korfuzit.

Për një periudhë afro katërmujore, prej datës 15 mars deri më 7 korrik 1958, secila prej palëve kreu punimet për pastrimin e minave që mund të gjendeshin në këtë zonë që prej Luftës së Dytë Botërore, sipas koordinatave të përcaktuara të ujërave të tyre territorialë.

Pas përfundimit të kësaj kohështrirjeje, prej datës 30 korrik e deri më 2 gusht, përfaqësues të qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë së bashku me homologët e tyre në kabinetin grek, u mblodhën në qytetin e Sarandës për të shqyrtuar punimet e kryera. Në një deklaratë të tyren të përbashkët, ata komunikuan nënshkrimin e një Protokolli përfundimtar, i cili mundësonte që duke filluar nga ora 12:00 e datës 4 gusht 1958, Kanali i Korfuzit të ishte “i lirë për lundrimin e anijeve të mbiujshme”.

Në emër të qeverisë së RPSH-së nënshkroi Kapiteni i rangut të parë të Marinës, Abdi Mati, ndërsa për palën greke nënshkroi i barazvlefshmi i tij, Emanuel Dhimotaqis.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, ky akt juridik u përpilua në përputhje me disa konventa që parashikonin marrëveshje të kësaj natyre, siç ishin: Konventa mbi detin territorial dhe zonën speciale, Konventa mbi detin e hapur, Konventa mbi peshkimin dhe ruajtjen e burimeve biologjike të detit të hapur, si edhe Konventa mbi rrafshnaltën kontinentale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hapja e grup-kapitullit të 6-të, Begaj: Vendimi dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt BE-së

Hapja e grup- kapitullit të 6-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, është…

11 hours ago

Konferenca e III-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri, Spiropali: Hap drejt objektivit tonë strategjik

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përshëndetur mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare mes Bashkimit…

11 hours ago

Siguria në Ballkanin Perëndimor-Rama takohet me shefin e NATO-s, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte.…

11 hours ago

Meloni paralajmëron gjykatën e BE-së kundër bllokimit të marrëveshjes për emigrantë me Shqipërinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i kërkoi të martën Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) të…

14 hours ago

Në pritje të Fest 63, artistët pjesëmarrës flasin për emocionet dhe ambicien për Eurovizion

Në prag të Festivalit të 63-të të Këngës në RTSH, për shumë prej artistëve pjesëmarrës,…

14 hours ago

Massafra distancohet nga debatet – Reagimi pas statusit të Dom Vlash Palajt lidhur me zbukurimin e qytetit

Në lidhje me deklaratën e një dite më parë, ku Famullitari i Shkodrës, dom Vlash…

15 hours ago

This website uses cookies.