66-vjetori i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Peleshi: Modernizim për sfidat rajonale dhe ndërkombëtare
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka marr pjesë në 66-vjetorin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ministri Peleshi shprehu mirënjohje për të gjithë kursantët, pedagogët dhe personelin për kontributin e tyre të vyer ndër vite.
“Kolegji vazhdon të modernizohet dhe të përgatitë lidershipi ushtarak dhe civil për sfidat e së ardhmes, duke u shndërruar në një kontribuues të rëndësishëm rajonal dhe ndërkombëtar”, vlerëson ministri Peleshi.