Lajme

68 viktima dhe 47 të plagosur pas sulmit amerikan në qendrën e migrantëve

Një sulm ajror amerikan që goditi një qendër paraburgimi për emigrantë afrikanë në Jemen, vrau të paktën 68 persona dhe plagosi 47 të tjerë, deklaruan rebelët Houthi të vendit.

Komanda Qendrore e SHBA-së, përgjegjëse për të gjitha operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, nuk pranoi të komentojë.

Ministritë e kontrolluara nga Houthitë thanë se 115 migrantë po mbaheshin në vendin e ngjarjes në provincën Saada.

Televizioni ”Al-Masirah”, i lidhur me rebelët, raportoi se ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës po përballeshin me vështirësi “për shkak të shkatërrimit masiv të shkaktuar nga sulmi amerikan në qendrën e paraburgimit”.

Raporti pohon gjithashtu se një nga raketat nuk shpërtheu pas goditjes në vendin e synuar dhe se ekipet e specializuara po e trajtojnë atë me kujdes.

Ministria e Brendshme e qeverisë së panjohur ndërkombëtarisht të rebelëve Houthi dënoi “krimin e tmerrshëm të kryer nga agresioni amerikan në shënjestrimin e qendrës së pritjes për migrantët e parregullt”.

Ministria tha se qendra ishte nën mbikëqyrjen e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq dhe “priti 115 migrantë, të gjithë me kombësi afrikane”.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Vengu: Partneriteti me SHBA, forcon kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale e globale

Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…

59 seconds ago

Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar…

4 minutes ago

Rikthehet energjia elektrike pas ndërprerjeve masive në Spanjë dhe Portugali

Pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë, rikthimi i energjisë ka…

6 minutes ago

65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike

Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve të tij, duke shënuar një gur…

11 minutes ago

Horoskopi për ditën e sotme, 29 prill 2025

Dashi Financiarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron…

15 minutes ago

Parashikimi i motit, e martë, 29 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet…

18 minutes ago