7 kandidatura/ Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjedh sot 3 anëtarët e rinj të KLP-së

021d2ddfcaa6438c9f22a2139286409e
Shtatë kandidatë kanë shprehur interes për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Tri vendet vakante pritet të plotësohen këtë të premte (13 tetor) nga Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve.
Për pozicionet e lira në KLP kanë shprehur interes kandidatët:
- Z. Moisi Duda, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
- Znj. Afërdita Ndoi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
- Znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
- Znj. Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;
- Znj. Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
- Z. Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe
- Z. Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.