7 mars 1887, hapet shkolla e parë shqipe. Historiani: Sulltanin e bindi Sami Frashëri

Sami Frashëri

7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë shqipe më 1887 në Korçë.

Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kombit, duke i hapur rrugën përhapjes së gjuhës shqipe dhe forcimit të identitetit kombëtar.

Në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1, historiani Melsi Labi tregoi për historikun dhe rëndësinë e kësaj date.

Ka një përmbledhje faktesh që vijnë që nga Lidhja e Prizrenit, me rilindësit dhe patriotët shqiptarë, rreth 41 bejlerë të kohës. Midis tyre, një nga më kryesorët ishte Abdyl Frashëri, i cili ishte edhe zyrtar i lartë në administratën e Perandorisë Osmane. Pas kërkesës së tij, sulltani miratoi mëvetësinë e katër vilajeteve të kohës nën suazën apo mbrojtjen e Perandorisë Osmane. Kjo i dha shtysë të gjithë rilindësve, ndër më kryesorët edhe gjeniut të letrave turke dhe shqiptare, Sami Frashëri, apo Shemsedin Sami, siç e njohin turqit.

Si një nga shkrimtarët, zyrtarët më të lartë në pjesën e përfaqësimit kulturor dhe të integrimit të kulturës osmane me atë europiane, ai kontribuoi si në pjesën e ngritjes kulturore të popullit turk, edhe atij shqiptar. Ai ia doli që të marrë nga zyra e sulltanit, fermanin për hapjen e shkollës së parë shqipe. Për këtë u ngarkua Pandeli Sotiri dhe u dërgua në Korçë, ku më më 7 mars 1887 u hap edhe shkolla e parë shqipe. Pandeli Sotiri qëndroi rreth 1 vit drejtor i saj. Mbas shkollës së parë shqipe, më 15 tetor 1891, Gjerasim dhe Sevasti Qirjazi hapën shkollën apo mësonjëtoren e parë të vajzave, baza e së cilës ishte përsëri gjuha shqipe,” tregoi historiani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.