7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë shqipe më 1887 në Korçë.
Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kombit, duke i hapur rrugën përhapjes së gjuhës shqipe dhe forcimit të identitetit kombëtar.
Në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1, historiani Melsi Labi tregoi për historikun dhe rëndësinë e kësaj date.
“Ka një përmbledhje faktesh që vijnë që nga Lidhja e Prizrenit, me rilindësit dhe patriotët shqiptarë, rreth 41 bejlerë të kohës. Midis tyre, një nga më kryesorët ishte Abdyl Frashëri, i cili ishte edhe zyrtar i lartë në administratën e Perandorisë Osmane. Pas kërkesës së tij, sulltani miratoi mëvetësinë e katër vilajeteve të kohës nën suazën apo mbrojtjen e Perandorisë Osmane. Kjo i dha shtysë të gjithë rilindësve, ndër më kryesorët edhe gjeniut të letrave turke dhe shqiptare, Sami Frashëri, apo Shemsedin Sami, siç e njohin turqit.
Si një nga shkrimtarët, zyrtarët më të lartë në pjesën e përfaqësimit kulturor dhe të integrimit të kulturës osmane me atë europiane, ai kontribuoi si në pjesën e ngritjes kulturore të popullit turk, edhe atij shqiptar. Ai ia doli që të marrë nga zyra e sulltanit, fermanin për hapjen e shkollës së parë shqipe. Për këtë u ngarkua Pandeli Sotiri dhe u dërgua në Korçë, ku më më 7 mars 1887 u hap edhe shkolla e parë shqipe. Pandeli Sotiri qëndroi rreth 1 vit drejtor i saj. Mbas shkollës së parë shqipe, më 15 tetor 1891, Gjerasim dhe Sevasti Qirjazi hapën shkollën apo mësonjëtoren e parë të vajzave, baza e së cilës ishte përsëri gjuha shqipe,” tregoi historiani.
Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…
Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…
Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…
Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…
This website uses cookies.