7 Mars 1887 u çel Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

Si sot, më 7 mars 1887, u çel në Korçë Mësonjëtorja e parë shqipe.
Mësonjëtorja ishte fryt i angazhimit të një grupi atdhetarësh të lëvizjes së Rilindjes Kombëtare. Ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha lëndët, ku përfshiheshin shkrimi, këndimi, historia, gjeografia dhe aritmetika, jepeshin në gjuhën shqipe.
Drejtuesit e parë të shkollës ishin Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri dhe Nuçi Naçi (foto). Veprimtari Luarasi mëtoi për mësimin e gjuhës shqipe në fshatra të ndryshme të Shqipërisë, hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës. Një nga nismëtaret e krijimit të shkollës shqipe ishte edhe Parashqevi Qiriazi, e para grua autore e teksteve shkollore, e cila punoi për organizimin e arsimimit të vajzave në shqip,
Mësonjëtorja e parë shqipe pati një rrugëtim 15-vjeçar, përgjatë të cilit kapërceu pengesat e krijuara nga kleri dhe nga pushtuesi osman. Bashkëlidhur, leja zyrtare e posaçme për hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887-n. Po ashtu, një foto e nxënësve të Mësonjëtores në vitin shkollor 1899 dhe një foto e Naum Veqilharxhit.




