7 Marsi – Ndahen çmimet për arsimtarët, Rama: Ambicia jonë, të rritim pagën e mësuesve

arsimtarët

Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim, janë nderuar me çmim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ministrja Ogerta Manastirliu e vlerësoi kontributin e mësuesve si themelor për shoqërinë.

Fjalët nuk gjenden kollaj, sepse i juaji është një kontribut që shkon përtej asaj që mund të përshkruhet me fjalë. E juaja është një punë që ndihet, që përjetohet, që mbetet e gdhendur nëmendjen dhe kujtesën e çdo fëmije derisa ai rritet, përgjithmonë,” deklaroi ministrja e Arsimit.

Kryeministri Edi Rama theksoi se figura dhe autoriteti i mësuesit është vendosur në vendin që i takon.

Të gjithë mësuesit dhe mësueset e Republikës së Shqipërisë janë plotësisht të lirë të kenë çfarëdolloj opinioni politik. Të gjithë ata që përfshihen në këtë komunitet hyjnë nga një derë e vetme, që është dera e meritokracisë,” tha z. Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se tashmë synimi kryesor është që për mësuesit të arrihet rroga mesatare mbi 1 mijë euro.

Paga mesatare 950 euro është fakt domethënës i fuqizimit ekonomik të vendit, por edhe për të fuqizuar mësuesit dhe buxhetet e tyre familjare. Është pagë dinjitoze, por nuk është absolutisht fundi, por është një stacion, një rrugë, që ne përsëri do të rikthehemi tek paga e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve dhe të gjithë atyre që i shërbejnë njerëzve. Ambicia jonë është për ta çuar paga në mesatare të mësuesve përtej 1 mijë eurove,” tha kryeministri.

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe e që nga ajo ditë, 7 Marsi festohet në Shqipëri si Dita e Mësuesit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.