7 Marsi në Këshillin e Qarkut – Kryetari Edmond Ndou pret mësues arti dhe artistë të spikatur të Shkodrës

7 marsi k Qarkut

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti në zyrën e tij, arsimtarët dhe artistët e njohur të qytetit, që me kontributin e tyre të gjatë i dhanë aq shumë arsimit dhe kulturës shkodrane dhe shqiptare.

Zef Çoba, Lindita Bushati, Bardhyl Hysa, Violeta Puka (Paçrami), Prek Mrishaj dhe Arben Jubani u vlerësuan në këtë ditë për gjithçka kanë bërë me punën e tyre, ndërsa Ndou e cilësoi 7 Marsin, si një nga ditët më të shënuara për kombin, pasi mësuesi ka qenë dhe mbetet një shtyllë themelore e shoqërisë.

Ai u ndal edhe tek vemendja që po i kushtohet arsimit në Shkodër me investimet e nisura në disa prej institucioneve arsimore.

Ata, që një jetë ja kushtuan arsimit dhe edukimit të brezave, sot ndjejnë emocione, ndërsa marrin urime dhe vlerësime për punën e bërë.

Shkodra, e njohur për historinë e saj të lavdishme në fushën e arsimit dhe kulturës, ka qenë një nga qytetet pioniere për hapjen e shkollave shqipe dhe ka nxjerrë figura të shquara kombëtare në fushën e dijes.

Ndou, në mbyllje të fjalës së tij, shprehu një mirënjohje të veçantë për të gjithë mësuesit, të cilët kanë ndikuar në formimin e tij dhe në rrugën e dijes.

Në përfundim, ai uroi që pasioni dhe përkushtimi i mësuesve të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për brezat e rinj, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe artit si misione jetike për shoqërinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.