7 Marsi në Malësi të Madhe -Bashkia organizon takim mirënjohjeje për mësuesit në pension

7 marsi malesi e madhe

Mësues në pension nga Malësia e Madhe dhe Shkodra, janë ftuar në një takim për 7 Marsin, organizuar nga Bashkia Malësi e Madhe.

 Në shenjë vlerësimi për mësuesit, por edhe simbolikisht, takimin e ka çelur mësuesi nga Shkodra, Muhamer Vuci.

Liza Deda, drejtore e Zyrës Vendore Arsimore në Malësi të Madhe, ka përshëndetur mësuesit e pranishëm, duke vlerësuar kontributin e tyre në vite.Përmes këtij takimi, kryebashkiaku Tonin Marinaj ka falënderuar për punën e përkushtuar në vite jo vetëm mësuesit nga Malësia e Madhe dhe Shkodra, por nga e gjithë Shqipëria.

Në fund, të gjithë të pranishmit kanë shijuar një program artistik nga nxënësit e Malësisë së Madhe, si një buqetë urimi për 7 Marsin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.