Categories: AktualitetLajme

7 të dënuarve në Belgjikë për trafik droge u sekuestrohen pasuri me vlerë 50 mln euro

Pasuri me vlerë 50 milionë euro i janë sekuestruar 7 personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike.

Pasuritë rezultojnë në zotërim të personave me inicialet E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B., të cilët akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë, shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë pastruar para dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi E. A. rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale.

Ai ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditërisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërive me kuota të përbashkëta midis shtetasve E. A. dhe K. B., apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj“, njofton Prokuroria.

Pasuritë e sekuestruara:

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:

– Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

– Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2; 

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

– Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

– Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë

RTSH Shkodra

Recent Posts

BE godet gjigandët amerikanë të teknologjisë: Apple e Meta gjobiten me 700 milionë €

Bashkimi Evropian ka vendosur të godasë dy nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë, duke…

23 hours ago

Kosovë, Albulena Haxhiu nuk arrin të sigurojë votat për kryeparlamentare për herë të tretë

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar sërish të sigurojë votat e…

23 hours ago

Fushata elektorale e PS-së / Prezantohet në Koplik skuadra e Malësisë së Madhe

Në një frymë dhe atmosferë fitoreje, në qendër të qytetit të Koplikut është bërë prezantimi…

23 hours ago

PSD takim elektoral në Shkodër – Tom Doshi: Pika e fortë e programit tonë mbështetja për shtresat sociale

Mes mijëra simpatizantëve, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, dhe kandidatët për deputet në…

24 hours ago

Bardh Spahija takime në Postribë – Kandidati i PD- ASHM shpalos prioritetet e programit elektoral

Kandidati i PD-së Bardh Spahia zhvilloi takimet e tij të radhës me banorët e njësisë…

24 hours ago

Fushata elektorale e PD – Senada Mehmeti në Gjuhadol: Problem ndotja akustike dhe zënia e hapësirave publike

Të përfaqësosh Partinë Demokratike është një nder i madh, por edhe një përgjegjësi e thellë…

24 hours ago