7 traditat më të veçanta në botë për Krishtlindje
Krishtlindja kremtohen në mbarë botën dhe është një mundësi për të bashkuar njerëzit, për të festuar dashurinë, shpresën dhe besimin. Traditat dhe zakonet që lidhen me këtë festë ndryshojnë nga një vend në tjetrin, duke reflektuar kulturat dhe historinë e veçantë të secilit popull. Megjithatë, mes këtyre dallimeve, Krishtlindja gjithmonë mban një mesazh të përbashkët: paqe, solidaritet dhe harmoni. Ja se si kjo festë kremtohet në disa shtete të ndryshme dhe si ajo ndihmon në krijimin e një shoqërie globale me vlera të përbashkëta.
Krishtlindja në Gjermani
Një nga traditat më të njohura dhe të veçanta të Krishtlindja është Tregu i Krishtlindjes në Gjermani. Gjermania është vendlindja e Tregut të Krishtlindjes, një traditë që ka lindur në Mesjetë dhe është përhapur në mbarë botën. Ky pazar ka origjinën në Nuremberg dhe është një ndër më të vjetrit dhe më të famshëm në botë. Tregu është mbushur me stenda që shesin produkte të ndryshme festive si dekorime për pemën e Krishtlindjes, figura betlehemi, dhe ëmbëlsira tradicionale etj. Vizitorët mund të shijojnë gluhwein (verë të kuqe të ngrohtë me erëza) dhe të mblidhen në një atmosferë të ngrohtë dhe festive.
Krishtlindja në Meksikë
Në Meksikë, Krishtlindja është një festë shumë dinamike dhe plot ngjyra, që fillon më 16 dhjetor dhe vazhdon deri më 24 dhjetor. La Posada është një traditë e rëndësishme që pasqyron udhëtimin e Marisë dhe Jozefit drejt Bethlehemit për lindjen e Jezu Krishtit. Këto festa janë një ngjarje ku njerëzit mblidhen për të kënduar, për të goditur piñatat dhe për të shpërndarë dhurata.
Krishtlindja në Filipine
Filipinet janë vendi që ka festimin më të gjatë të Krishtlindjes në botë, duke nisur në muajin shtator dhe duke vazhduar deri në janar. Filipinasit janë të angazhuar në organizimin e aktiviteteve fetare dhe të mbushura me dritat e Krishtlindjeve, ndërsa sheshet dhe rrugët janë të zbukuruara me yje, që janë simbole të festivaleve të Krishtlindjes.
Krishtlindja në Australi
Në Australi, Krishtlindja festohet në një periudhë verore, që i jep një ngjyrë të veçantë festimeve. Mbi të gjitha, shumë familje australiene kalojnë Krishtlindjen në natyrë, duke bërë piknik dhe shëtitje në plazh ose në kopshtin e shtëpisë. Në këtë vend shpesh babagjyshi vjen simbolikisht me varkë nga deti për të sjellë dhurata për fëmijët.
Krishtlindja në Etiopi
Krishtlindja në Etiopi kremtohen më 7 janar, pasi vendi përdor kalendarin e vjetër Julian. Vendasit zakonisht veshin rroba tradicionale të gjata dhe të bardha, të njohura si “netela” dhe mblidhen të gjithë së bashku për të festuar dhe këndojnë dhe këngë tradicionale.
Krishtlindja në Islandë
Në Islandë, Krishtlindja festohet me një traditë të veçantë që ka të bëjë me 13 Jolasveinar, ose djemtë e Krishtlindjeve, të cilët janë karaktere mitologjike që sjellin dhurata për fëmijët çdo natë që nga 12 dhjetori deri më 24 dhjetor. Çdo ditë, një nga këta djem vjen dhe lë një dhuratë në çorapët që janë varur për dhuratat.
Krishtlindja në Finlandë
Në Finlandë, Krishtlindja ka një karakter të theksuar shpirtëror. Vizita në varret e Krishtit është një traditë që shumë finlandezë e praktikojnë, ku ata nderojnë të dashurit e humbur duke ndezur qirinj në varrezat e familjes. Një tjetër traditë është Sauna e Krishtlindjes, një ritual i pastrimit dhe relaksimit që shpesh ndodh në ditën e Krishtlindjeve, për të filluar festimet në një mënyrë pastruese dhe të qetë.
Në një botë me ndryshime kulturore dhe fetare, Krishtlindja mbeten një festë që ndihmon për të forcuar solidaritetin mes njerëzve të mbarë botës.