700.000 euro për një kalë – Nga luanët te lufta me gjela, moda e trafikantëve në Shqipëri
Disa grupe të dyshuara kriminale po mbajnë një fusin një lloj trendi në vend, me pikat e tyre në Shkodër, Vlorë, Durrës, duke marrë kafshë ekzotike për të treguar fuqinë e tyre.
Kafshë të tilla si kuajt e racës, luani dhe të tjera janë një traditë e huazuar nga vendet latine, tha gazetari Adriatik Doçi i ftuar në “Jetë shqiptare” në RTSH 1, ndërsa iu referua bosëve të kokainës që merren shembull, si Pablo Eskobar (o. Escobar) apo El Kapo (o. Capo).
Sipas z. Doçi, nevojat për luks vijnë pasi prej viteve ’90 nuk janë më kërkesat e hershme për vila, varëse etj. pasi veprimtari e tyre kriminale ka arritur një stad tjetër.
“Në Shqipëri, vitet e fundit janë organizuar edhe disa gara me kuaj. Është interesante që në vitin 2020 në Dorëzezë është bërë një garë e tillë, ku kanë marrë pjesë rreth 30 garues dhe disa nga kuajt që morën pjesë në garë janë pjesa e fermave të një grupi kriminal në Shkodër dhe në Memaliaj. Janë përgjithësisht kuaj të racës angleze dhe arabe, që kushtojnë 600–700 mijë euro secili. Një kalë i tillë mund të kushtojë edhe disa milionë euro,
Një grup kriminal në Shkodër është i apasionuar edhe pas ndeshjeve me gjela. Kjo nuk ka qenë më përpara traditë në Shqipëri. Gjelat janë sjellë nga Madagaskari në Shqipëri posaçërisht për këtë veprimtari. Për ta vendosen baste, të cilat variojnë nga 5 deri 50 mijë euro për secilin gjel. Dikur mblidheshin anëtarë, figura të krimit dhe aty bëheshin herë pas here duke sfiduar grupet rivale, shtetin dhe njëri-tjetrin,” u shpreh gazetari Adriatik Doçi.