Neuer
Manuel Neuer ka festuar ndeshjen e 700-të në karrierë me një fitore prestigjioze në transfertë përballë Manchester United. Portieri i Bayernit të Mynihut ka folur për mediat pas suksesit në Angli:
“Ishim shumë të mërzitur për paraqitjen ndaj Eintracht Frankfurt në kampionat. Reaguam si duhet ndaj Manchester United. Trajneri është i kënaqur dhe na tha që është krenar për ne, sepse dhamë gjithçka dhe për këtë arsye fituam. Duhet të japim maksimumin në çdo kompeticion. Kemi një skuadër që mund të rivalizojë denjësisht për titullin”, deklaroi Neuer.
Ndeshja e 700-të në karrierë? “Nuk e dija. Jam në formë, nuk prisja që gjërat të shkonin kaq mirë pas dëmtimit të gjatë dhe se do të arrija të ruaja ritmin pa bërë ndonjë pushim. U jam shumë mirënjohës mjekëve”, ka thënë portieri i Bayernit të Mynihut.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.