Në fund të Luftës së Dytë Botërore spastrimi i shqiptarëve të Çamërisë nga Greqia shënoi një tjetër kapitull në historinë e shqiptarëve. Çamët të rraskapitur dhe të uritur, e gjetën Shqipërinë nën pushtetin e komunistëve.
Çamëve iu dha statusi “refugjat” dhe u lejuan të qëndronin në Shqipëri. Në këto kushte ata krijuan shpejt një komitet për të kërkuar disa të drejta nga ndërkombëtarët, mes tyre dhe kthimin në vendlindje. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, në vitin 1946 Çështja Çame u ngrit në Konferencën e Paqes në Paris, por të gjitha veprimet rezultuan të pafrytshme.
Në fillim të viteve ’50 Çështja Çame u konsiderua e mbyllur dhe në 19 prill të vitit 1953, Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi dekretin mbi dhënien e shtetësisë shqiptare çamëve që banonin në Republikën Popullore të Shqipërisë. Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohej Ministria e Punëve të Brendshme dhe me përfundimin e këtij procesi, diktatori Hoxha shpërndau edhe Komitetin.
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
Në Spitalin e Pukës po punohet intensivisht për riparimin e çatisë, pas dëmtimit të shkaktuar…
This website uses cookies.