75.903 bimë narkotike të asgjësuara / Policia e Shkodrës ka njoftuar përmbylljen me sukses të operacionit “Alpe të pastra”

DROGA ALPET

DROGA ALPET

Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës njofton se është përmbyllur me sukses, megaoperacioni policor në nivel qarku, i koduar “Alpe të pastra” që pati si fokus goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 18 e tij. Asgjësohen 3520 bimë të tjera narkotike cannabis sativa.18 fazat e këtij megaoperacioni, rezultat i angazhimit maksimal të qindra grupeve të kontrollit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, komisariatet e Policisë në varësi të saj dhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të pajisura me dronë të rezolucionit të lartë, me automjete dhe me mjete lundruese. Megaoperacioni u shtri në zona të thepisura dhe shumë të thella të të gjitha fshatrave të qarkut.Gjatë periudhës 29 prill-4 tetor 2023, kur u zhvillua ky megaoperacion, u asgjësuan në total 75 903 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 9 autorë të dyshuar të kultivimit të tyre, si dhe u shpallën në kërkim 11 shtetas të tjerë.Si rezultat i fazës së 18, përmbyllëse, të këtij megaoperacioni, u asgjësuan në total 3520 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 2098 bimë në Pult dhe në Shalë; 1108 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal dhe 314 bimë në fshatrat Kastrat dhe Shkrel.Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore pa ndërprerje, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që kanë kultivuar bimët narkotike që janë asgjësuar në kuadër të këtij megaoperacioni.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.