75 TË VETËPUNËSUAR NË SHKODËR NË 3 VITE/ Zmijani: Iniciativa për hapje biznesi e shumëllojshme

rozafa z
Kërkesat për hapje biznesi në Shkodër janë të shumta, por ndonjëherë mundësitë nuk ta lejojnë. Ndër aplikantë të shumtë,75 prej tyre janë shpallur fitues në programin e vetëpunësimit duke ofruar nëpërmjet mbështetjes me grante nga qeveria të bëjnë realitet idetw e tyre për biznes. Drejtorja Rajonale e Zyrës së Punës, Rozafa Zmijani, tregon për RTSH Shkodra se iniciativa për hapje biznesi është e shumëllojshme.
Për zyrën e punës sfidë mbetet punësimi i personave që trajtohen me ndihnmë ekonomike. Krahas punësimit, synohet edhe integrimi i tyre në mënyrë që të dalin të sigurtë në tregun e punës.Të vetëpunësuarit që mbështeten nga programi i Agjencisë Kombëtare janë të detyruar që të paguajnë vetëm taksat e Bashkisë Shkodë,r ndërsa janë të përjashtuar nga tarifat vendore.