Përgjegjësi i Sektorit të Botimeve në DPA, Myrteza Sharra në kuadër të 75 vjetorit të Arkivës Shqiptare deklaroi se shumë shpejt fondeve të Arkivit Qendror Shtetëror do i bashkëngjitet dokumentacioni i familjes së ka drejtuar për më shumë se një shekull principatën e Moldavisë me origjinë shqiptare.
“Kolegët nga Moldavia që gjenden sot te ne, kanë lidhje me familjen që kanë drejtuar për më shumë se 1 shekull principatën e Moldavisë që është me origjinë shqiptare dhe dokumentacioni që ata disponojnë në lidhje me këtë familje shumë shpejt do i bashkëngjitet fondeve të Arkivit Qendror Shtetëror, ashtu edhe dokumente të tjera”, u shpreh Sharra.
Ky i fundit u shpreh se arkivat janë tejet të rëndësishme pasi ruajnë dhe kujdesen për transmetimin e dijes kombëtare të një kombi. Sharra deklaroi se nevojitet rifreskim i dijeve, që sipas tij vijnë përmes bashkëpunimeve.
“Dje u mbajt forumi rajonal i arkivave, ku ishte prezentë Hungaria, Egjipti, Ukraina, rajoni, dy arkiva të Italisë. Është shumë e rëndësishme kjo ditë pasi arkivat ruajnë dhe kujdesen për transmetimin e dijes kombëtare të një kombi.
Duhet ta rifreskojmë këtë dije ose të sjellim gjëra të reja, që vijnë përmes bashkëpunimeve. Nuk mund të shkruhet një ngjarje historike në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët pa pasur akses në arkivat hungareze, austriake, kroate, italiane apo çdo aktori tjetër që ka pasur një lidhje me historinë e Shqipërisë në një moment të caktuar”, tha Sharra në studion e RTSH 24.
Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…
Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…
Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
This website uses cookies.