Lajme

75 vjet marrëdhënie, ambasadorja Çunshue: Kina mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Prej 75 vitesh, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërinë e Kinës është ruajtur miqësia dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat.

Akademia e Shkencave zhvilloi të hënën një konferencë shkencore ndërkombëtare në lidhje me këtë përvjetor.

Aktiviteti iu drejtua edhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Pang Çunshue (o. Pang Chunxue).

“Popujt e të dyja vendeve nuk e kanë harruar kurrë miqësinë e sinqertë mes tyre. Kemi bashkuar miq jo vetëm nga brezi i vjetër, por edhe brezi i ri për të çuar përpara marrëdhëniet dhe miqësinë tradicionale Kinë–Shqipëri.

Duke hyrë në epokën e re, marrëdhëniet Kinë–Shqipëri kanë mbajtur gjithmonë një vrull të mirë zhvillimi. Eksporti i produkteve bujqësore, si mjalti dhe bulmeti në Kinë, ka vazhduar të zgjerohet. Në vitin 2023 të dyja palët nënshkruan një marrëveshje reciproke për heqjen e vizave dhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin turistik, duke i bërë shkëmbimet njerëzore mes dy vendeve më të shpeshta.

Në 2024, nga janari në shtator vëllimi tregtar Kinë–Shqipëri arriti në 839 milionë dollarë, një rritje prej 2% krahasuar me të njëjtin periudhë. Kina u bë partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë. Nga janari në korrik, 13 mijë turistë kinezë vizituan Shqipërinë, një rritje prej 118,6% krahasuar me të njëjtën periudhë, duke u renditur i pari ndër të gjitha vendet burimore për sa i përket ritmit të rritjes,” u shpreh ambasadorja Çunshue.

Përfaqësuesja e Pekinit në Tiranë vuri në pah momentin kritik ku ndodhen të dyja vendet, si Kina, edhe Shqipëria. Ajo tha se misioni i përhershëm i administratës kineze mbetet promovimi i zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ambasadorja Çunshue siguroi se Kina e mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Duke parë përpara ne presim të punojmë me palën shqiptare për të forcuar besimin e ndërsjellë politik, për të zgjeruar bahkëpunimin praktik dhe për të promovuar shkëmbimet njerëzore dhe kulturore në mënyrë që miqësia tradicionale Kinë-Shqipëri të riaktivizohet në epokën e re.

Ne duhet të udhëhiqemi nga besimi i ndërsjellë politik. Kina mbron barazinë midis vendeve të mëdha dhe të vogla, respekton rrugën e zhvillimit të zgjedhur në mënyrë të pavarur nga populli shqiptar, mbështet përpjekjet e palës shqiptare për t’u integruar në Europë dhe është e kënaqur që sheh përfundimin e hershëm të negociatave për anëtarësimin në BE.

Ne duhet të bazohemi në bashkëpunimin praktik. Bashkëpunimi praktik Kinë– Shqipëri ka një potencial të madh. Ne jemi të gatshëm të ndajmë me palën shqiptare mundësitë e zhvillimit dhe dividendët e sjellë nga procesi i modernizimit dhe stilit kinez. Do të vazhdojmë të promovojmë zgjerimin e produkteve shqiptare të eksportuara në Kinë, të inkurajojmë më shumë ndërmarrje kineze me forcë dhe vullnet për të investuar në Shqipëri, të shfrytëzojmë plotësisht mekanizmin dhe platformat e bashkëpunimi Kinë–Evropë Qendore dhe Lindore, si dhe iniciativën ‘Një brez, një rrugë’ dhe të zgjerojmë bashkëpunimin në fushat e energjisë, turizmit, bujqësisë, arsimit etj. midis Kinës dhe Shqipërisë që të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Shresojmë që pala shqiptare të krijojë një mjedis biznesi të drejtë dhe të hapur për sipërmarrjet kineze,” deklaroi znj. Çunshue.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Masat antipërmbytje në Shkodër – Pëllumbi: Në Bërdicë janë hapur 12 km kanale kulluese, të na mbështesë Bordi i Kullimit

E njohur si një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, kullimi në Berdicë…

23 seconds ago

Zgjedhjet e 2025- PD, angazhim për rritjen e përfaqësimit të grave në parlament

Partia Demokratike synon që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të rrisë pjesëmarrjen e gruas në…

6 minutes ago

Ministri hungarez i Shtetit flet për RTSH-në: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE

Hungaria po mban presidencën e radhës 6-mujore të Bashkimit Europian dhe për Péter Sztáray, ministrin…

8 minutes ago

Situata e motit, shiu i lë vendin borës – Të bllokuara disa akse rrugore, shumë fshatra pa energji elektrike

Këtë të shtunë, Shkodra u zgjua me mot të mire, por me ulje temperaturash në…

10 minutes ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra, Gjon Shyti, ish- notari dhe trajneri kampion me Kombëtaret e Italisë dhe Turqisë

Gjon Shyti, një emër i spikatur sportit shkodran e më gjërë, ishte personazhi kryesor i…

12 minutes ago

Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të vrarë

Një tjetër gazetar palestinez ka mbetur i vrarë në një sulm ajror në Rripin e…

1 hour ago

This website uses cookies.