Categories: LajmePolitikë

75-vjetori i NATO-s, Begaj: Pa Aleancën s’do kishte siguri globale

Me rastin e 75-vjetorit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, presidenti i vendit Bajram Begaj shprehet se pa NATO-n siguria globale do të ishte e paimagjinueshme.

Në këtë mënyrë, sipas Begajt uniteti dhe vendosmëria e kësaj aleance kanë formësuar një botë më të sigurt.

Duke shënuar 75 vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë.

Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt.

Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme.

#Ne jemiNATO #Së bashku më të fortë”, shkruan Begaj në një postin në rrjetin ‘X’.

75-vjetori i krijimit të Aleancës më të madhe ushtarake në glob do të shoqërohet sot me ceremoni të ndryshe në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Ministrat e Jashtëm të 32 aleatëve të NATO-s do të mblidhen gjithashtu për dy ditë. Ky takim ministrash do të jetë i pari me Suedinë si anëtare me të drejta të plota. Ndërsa vjen saktësisht tre muaj para një samiti vendimtar të NATO-s në Uashington që do të mbahet në muajin korrik.

Në samit, ministrat e Jashtëm do të diskutojnë çështjet më të rëndësishme që kanë aktualisht,  luftën në Ukrainë dhe si ta rrisë NATO-ja mbështetjen për Ukrainën, të ardhmen e Ukrainës pas anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe si mund të duket rruga e saj drejt këtij synimi dhe, në fund, kush duhet ta zëvendësojë sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili do të largohet në fund të këtij viti pas një dekade në krye të aleancës.

Ministrat e Jashtëm nuk pritet të marrin asnjë vendim këtë javë për zgjidhjen e ndonjë prej këtyre sfidave, por disa gjëra duhet të zgjidhen deri në takimin e shefave të tyre në kryeqytetin amerikan nga 9 deri më 11 korrik.

Çështja më e rëndësishme është mbështetja ushtarake për Ukrainën. Mbështetja amerikane për Ukrainën, në vlerë gati 60 miliardë dollarë është bllokuar në Kongres, ndërsa aleatët evropianë të Kievit po bëjnë përpjekje për ta ndihmuar në armatime, sepse ekziston ende frika për një ofensivë ruse në muajt e ardhshëm, e cila mund t’i thyejë vijat mbrojtëse të Ukrainës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

13 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

13 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

13 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

13 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

15 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

15 hours ago

This website uses cookies.