75-vjetori i NATO-s, Hasani: Moment historik, dëshmi e fuqisë dhe qëndrueshmërisë së Aleancës

NATO feston sot (4 prill) 75-vjetorin e themelimit të saj. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani me anë të një video-mesazhi deklaron se 4 prilli shënon një moment historik për NATO-n dhe është dëshmi e fuqisë dhe qëndrueshmërisë së Aleancës.

Viti 2024 shënon një moment të rëndësishëm historik për NATO-n.

Më 4 Prill, Aleanca jonë feston 75-vjetorin e saj. Ky vit paraqet një rëndësi të veçantë për Shqipërinë pasi mbushen 15 vjet nga anëtarësimi i vendit tonë në Aleancë, në vitin 2009, 75 vitet e fundit janë një dëshmi e fuqisë dhe qëndrueshmërisë së NATO-s.

Aleanca jonë është përshtatur vazhdimisht me ndryshimin e peisazheve gjeopolitike duke shfaqur qëndrueshmëri dhe fleksibilitet.

E forcuar më tej nga bashkimi i kohëve të fundit i aleatëve tanë më të rinj: Suedisë dhe Finlandës, NATO sot qëndron si një garantues i palëkundur i sigurisë kolektive për të gjithë aleatët e saj e gatshme të qëndrojë e tillë edhe për shumë dekada të tjera.

Përballë agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përshkallëzimit të kërcënimeve globale të sigurisë rëndësia e NATO-s nuk ka qenë kurrë më e theksuar sa sot.

Për Shqipërinë, data 1 prill 2009 shënon një moment kyç në historinë tonë dhe një afirmim të aspiratave tona për të krijuar një shtet modern demokratik”, tha Hasani.

Ky i fundit deklaroi më tej se anëtarësimi në NATO për Shqipërinë nuk ishte thjesht për të përfituar siguri, por ishte gjithashtu për rrënjosjen e vendit mes familjes demokratike, perëndimore të kombeve.

“Në vitet që pasuan, ne kemi bërë maksimumin për të kontribuar në Aleancë duke luajtur një rol të rëndësishëm, proaktiv në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë dhe duke kontribuar në misione dhe operacione në të gjithë globin.

Teksa përkujtojmë këtë ,moment historik, ne do të vazhdojmë kontributet tonë për Aleancën me të njëjtin përkushtim dhe entuziazëm të palëkundur që kemi treguar që nga dita e parë në kërkim të paqes, sigurisë dhe prosperitetit”, përfundoi ministri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.