76 milion lekë investim tek ish- Fermentimi, do të rikonstruktohen plotësisht 3.2 km rrugë në këtë zonë

Në zonën e ish- Fermentimit në Bashkinë Shkodër, prej disa ditësh firma kontraktuese ka nisur punën për sistemimin e plotë të rrugëve dhe rrugicave të kësaj zone të qyetit të Shkodrës.
Janë 3.2 km rrugë, të cilat janë të përfshira në këtë projekt që vjen si investim i Bashkisë Shkodër me Ministrinë e Ekonomisë.
Për të parë nga afër punimet ka qënë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili ka dhënë edhe detaje për këtë ndërhyrje në infrastructure, që po bëhet.
Projekti parashikon ndërhyrjen e plotë të 3.2 km rrugë, me sismimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, trotuare dhe ndriçim të rrugëve. Në total, vlera e investimit kap shifrën e rreth 76 milionë lekëve dhe kohëzgjatja e punimeve është parashikuar rreth 6 muaj.