78 të infektuar me HIV/AIDS/Laloshi: Nuk kanë dëshirë të mjekohen, 2 u shtuan këtë vit
2 të rinj kanë rezultuar me HIV/ AIDS këtë vit në Shkodër, duke e çuar në 78 numrin total të të infektuarve. Shqetësim për specialistët mbetet mungesa e dëshirës së tyre për tu mjekuar. Sot nga 78 të infektuar vetëm 39 prej tyre marrin mjekim duke qenë rrezik edhe për infektime të mëtejshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vënë qëllim që deri në vitin 2030 të frenojë infektimet duke e kthyer HIV/AIDS në një sëmundje të zakonshme në mënyrë që të infektuarit të bashkëjetojnë siç ndodh me çdo sëmundje tjetër!Pavarsisht se në Shkodër ky ndërgjegjësim duket tejet i vështirë. Në kuadër të ditës botërore kundër HIV/AIDS njësia e kujdesit shêndetësor Shkodër në bashkëpunim me kryqin e kuq dega Shkodër zhvilluan një aktivitet me të rinjtë gjimnazistë, si mënyrë edukuese dhe ndërgjegjësuese në parandalimin e sëmundjes së Sidës si dhe mënyra e transmetimit të kësaj sëmundje.