Categories: KulturëLajmeHistori

8 Marsi, DPA: Emra që e lartësuan figurën e gruas shqiptare

8 Marsi shërben si një kujtesë për odisenë që gratë kanë përshkuar për të fituar të drejtat e tyre civile.

Votimi, kushtet më të mira të punës dhe rritja e pagave në kuadër të përmbushjes së pikësynimit të arritjes së barazisë gjinore, janë fryte të sakrificave shekullore dhe të përpjekjeve të grave për një jetë më dinjitoze.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) sjell në vëmendje një kast emrash që e kanë lartësuar figurën e gruas shqiptare, sikurse janë: shkrimtarja Elena Gjika, veprimtaret për arsimimin e vajzave, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, luftëtarja Shote Galica, botuesja dhe qëndistarja e flamurit, Marigo Pozio, shenjtja shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, gazetarja Ikbale Çika, intelektualet Musine Kokalari dhe Sabiha Kasimati. Rrugëtimi i tyre ka qenë i gjatë dhe i mundimshëm, por domethënës, i ndërmarrë edhe në emër të gjeneratave të vajzave që do të pasonin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

5 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

5 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

6 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

6 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

6 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

7 hours ago

This website uses cookies.