8 marsi i 2024-ës- Bilanc tronditës, 16 gra e vajza të vrara në harkun kohor të një viti

16 gra e vajza janë vrarë e vetëvrarë në një hark kohor 1-vjeçar.

Bilanci tronditës i vrasjes e vetëvrasjes së grave shqiptare, për shkaqe të ndryshme, shumica prej të cilave iu pre jeta në mes pikërisht prej bashkëshortëve të tyre, duhet të shërbejë si një thirrje në këtë 8 Mars, Ditës Ndërkombëtare të Grave, për t’i thënë “Stop Dhunës” nga gruas.

Nga muaji mars i vitit 2023 e deri në mars të këtij viti, 16 gra e vajza janë vrarë e kanë ndërmarrë aktet fatale duke lënë jetim fëmijët e tyre.

Shumica prej këtyre ngjarjeve tronditëse, kanë autor të njëjtë, bashkëshortët e tyre, të cilët për shkaqe xhelozie, iu kanë marrë jetën grave të tyre.

1 MARS 2023

Më 1 mars të 2023 u shënua një prej masakrave më të rënda. Mevlutu Hysa, Hasime Dafkn dhe Etleva Kurti u vranë brenda ditës  nga dora e një personi, Dan Hutra.

Ky i fundit në fillim plagosi me thikë Marjana Gurakuqin, pasi pretendonte se i fshehu paratë të cilat ia kishte lënë për t’i ruajtur. Më pas, autori u nis drejt shtëpisë ku jetonte bashkëjetuesja e tij Elene Hysa, të cilën e plagosi së bashku me mamanë e saj. Por breshëria e kallashit i mori jetën vajzës së familjes Mevlute Hysa, dhe nuses së vëllait Hasime Dafku.

Më pas Hutra u nis për Kamëz ku vrau Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte nisur probleme në qeli.

Më 12 mars 2023

Një plumb që kishte një tjetër shënjestër, i mori jetën Mimoza Pajës teksa punonte në një lokal në “Don Bosko”.

Atentati dyshohej se kishte shënjestër Fatjon Muratin. Ngjarja dyshohej gjithashtu për konflikte me grupin e Ervis Martinajt.

8 prill 2023

Roland Sinani ishte personi që i mori jetën kunatës së tij, 37-vjeçares Migena Sinani e cila ishte duke fjetur me vajzën e saj 2-vjeçare. Autori 43-vjeçar dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pasi qëlloi kunatën, 43-vjeçari u vetëvra.

17 maj 2023

44-vjeçarja Alma Qevani gjeti vdekjen nga dora e burrit të motrës. 44-vjeçarja nga Kusardhi i Elbasanit u godit me sëpatë nga kunati i saj Tefik Tashi, 58 vjeç, pas një debati.

3 qershor 2023

Zeniate Muhollari u vra nga djali i saj Albi Muhollari më 3 qershor të vitit të shkuar, vetëm 4 ditë pasi ishin kthyer nga Amerika në Përmet për pushime.

24-vjeçari Albi Muhollari në gjendje të rënduar depresive, mbyti me plastmas nënën e tij 65 vjeçare.

4 qershor 2023

Për shkak të xhelozisë, 38-vjeçarja Marjola Myrtollari gjeti vdekjen nga burri i saj.

Aleko Myrtollari qëlloi me thikë bahskëshorten e tij më 4 qershor, ndërsa më 1 korrik, 38-vjeçarja pas një muaji qëndrimi në QSUT-të, ndërroi jetë.

29 korrik 2023

Po për shkaqe xhelozie iu mor jeta 46-vjeçares Luiza Mullalli, nënë e 3 fëmijëve. Ishte vetë bashkëshorti i saj 55-vjeçari, ai i cili e vrau me armë zjarri, e më pas e hodhi trupin e saj në gropën e ujërave të zeza në Zëmblak të Korçës.

2 gusht 2023

32-vjeçarja Lulejta Preza, u vra poshtë Urës së Dajlanit. 32-vjeçarja, pjesëtare e komunitetit rom u godit me thikë nga dy autorë për shkak të një konflikti për para.

3 shtator 2023

Një sherr mes dy motrave në Tiranë agravoi deri në vrasje. 37-vjeçarja Amanda Pushani u vra nga motra e saj 40-vjeçare me profesion mësuese e Gjuhës Shqipe. Shkak sipas dëshmive të autores, ishin sherret e vazhdueshme dhe abuzimi që e ndjera bënte me alkoolin.

17 shtator 2023

Një 80-vjeçare gjeti vdekjen pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar në banesën e tyre në fshatin Pëllumbarë të Përmetit.

Ishte punonjësja që përkujdesej për çiftin, ajo e cila gjeti të pajesë të moshuarën, e cila ishte goditur me shkop për vdekje nga bashkëshorti.

28 shtator 2023

Një 35-vjeçare shqiptare në Itali u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. Klodiana Vefa, nënë e dy fëmijëve, u qëllua me armë nga ish-bashkëshorti për shkaqe xhelozie.

20 Tetor 2023

Merushe Gjuzi ndërmori aktin fatal të vetëvrasjes për shkak të konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj.55-vjeçarja u hodh nga furgoni në rrugën Peqin-Elbasan dhe nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

31 dhjetor 2023

Një tjetër grua shqiptare gjeti vdekjen nga bashkëshorti i saj në Amerikë. Ngjarja makabre u shënua më 31 dhjetor, ku oficeri i policisë Uatson Morgan (o. Ëatson), i mori jetën gruas dhe 2 djemve të tyre 10 dhe 12 vjeç dhe më pas u vetëvra.

 2 Janar 2024

Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës në banesën e saj, duke u vetëhelmuar për shkak të bullizimit në rrjetet sociale.

Bedrie Lokës iu hap një adresë false në TikTok ku bëheshin postime të ndryshme për të. Për shkak të rëndesës psikologjike, Loka i dha fund jetës.

30 janar 2024

32-vjeçarja shqiptare Suela Saliaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj Renato Muhaj, ngjarje e ndodhur në Florida të SHBA.

12 Shkurt 2024

Publikimi i një fotoje intime, u bë shkak për vetëvrasjen e 27-vjeçares në Tiranë, Sibela Abedini. Kjo e fundit u hodh nga tarraca e pallatit ku jetonte në Kamëz.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.