8 Marsi i vajzave dhe grave në RTSH
Mëngjesi i këtij 8 Marsi në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar, ishte ndryshe për të gjitha vajzat dhe gratë.
Drejtuesit e RTSH-së kanë menduar që të surprizojnë të gjitha punonjëset vajza dhe gra të institucionit me një dhuratë simbolike, në shenjë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.
Por, si e kanë pritur vetë punonjëset e RTSH-së këtë surprizë dhe si vjen në optikën e tyre simbolika e kësaj dite?
“Jam shumë krenare që jam pjesë e RTSH ku kryefjala është forca e femrës”
“Për mua nuk është as festë as protestë por punë e përditshme për të ngritur lart figurën e gruas dhe nënës shqiptare”
“Uroj të gjitha gratë dhe koleget e mia në televizion”, thanë disa nga punonjësit e RTSH.
Në Radiotelevizionin shqiptar rreth 40% e punonjësve janë gra dhe vajza, disa prej të cilave kanë edhe poste të larta drejtuese. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Radiotelevizioni Shqiptar uron të gjitha gratë dhe vajzat të ngrenë zërin për të drejta e tyre dhe kurrë të mos dorëzohen përpara vështirësive.