8 Marsi, Peleshi uron gratë dhe vajzat ushtarake: Përkushtimi për mbrojtjen e vendit, i pazëvendësueshëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi sot gratë dhe vajzat ushtarake me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të gjitha gratë ushtarake”, u shpreh Peleshi.

“Përkushtimi dhe sakrifica juaj për familjen dhe mbrojtjen e vendit mbetet i pazëvendësueshëm”, theksoi Peleshi.

Dita Ndërkombëtare e Gruas u shpall e tillë në kujtim të ngjarjes së 8 marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me kthjellime, temperaturat në rritje

Për ditën e sotme (5 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

4 hours ago

Aston Villa fiton në shtëpinë Brugge dhe afrohet me çerekfinalet

Aston Villa vendos një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Club Brugge…

4 hours ago

Reali fiton të parën me Atletikon, Arsenali nuk përmbahet

Në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes së Ligës së Kampionëve, Real Madrid mposhti…

4 hours ago

Kina dhe Kanadaja hakmerren menjëherë kundër tarifave të Trump

Tarifat e përgjithshme prej 25% e Presidentit Donald Trump ndaj Meksikës dhe Kanadasë hynë në…

4 hours ago

Topalli ngre dyshime/ Pse 40 mijë emigrantë janë refuzuar, 25% e votave

Drejtuesja politike për diasporën e PD, Jozefina Topalli, duke u ndalur në propozimin e PD-së…

4 hours ago

Përfundon afati për aplikim, KQZ: Mbi 231 mijë shqiptarë të diasporës votojnë më 11 maj

Ka përfunduar më 4 mars afati për regjistrimin në PER të shqiptarëve në diasporë. Komisioni…

4 hours ago

This website uses cookies.