Categories: LajmeSociale

8 Marsi- Rama shpërndan lule për gratë. Hasani: Rritja e përfaqësimit të tyre, fokusi i qeverisë

Kryeministri Edi Rama dhe politikanë të tjerë kanë uruar festën e 8 Marsit. Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë lule për gratë, teksa shprehet se “nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë”.

Ndërsa ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka dhënë një videomesazh në Ditën ndërkombëtare të Gruas, ndërsa shprehet se rritja e përfaqësimit të grave ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare.

Hasani theksoi se prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza, ndërsa në administratën publike ato zënë mbi 60% të pozicioneve të mesme e të larta.

Ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria!  Sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare;  Sepse gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë;

 Sepse, prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza;  

Sepse, në administratë publike mbi 60 për qind i pozicioneve të mesme e të larta drejtuese mbahen nga grate;  Në polici  e Forcat e Armatosura përfaqësimi është gjithnjë e më cilësor. Sepse Shqipëria beson tek kjo çështje, tek të drejtat e grave e vajzave e mundësitë e barabarta. 

Sepse eksperienca na ka treguar,  që sa më shumë hapësira të krijohen për gratë e vajzat, sa më shumë mundësi t’u jepen atyre, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria jonë. Sepse Shqipëria janë gratë dhe vajzat”, tha Hasani.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një mënyrë unike për të uruar zonjat dhe zonjushat e qytetit për 8 Mars. Përmes një videoje ku shfaqen vajza që inkurajojnë njëra – tjetrën, Veliaj shkruan në rrjetet sociale se 8 Marsi është një ditë për të kujtuar dhe festuar fuqinë, gëzimin dhe dashurinë e grave. 

“8 Marsi është ditë për të kujtuar dhe festuar fuqinë, guximin dhe dashurinë e grave në jetën tonë. Gëzuar për ju heroina!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

12 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

12 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

12 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

12 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

12 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

13 hours ago

This website uses cookies.